Kompania e ndërtimit “T&XH”sh.p.k është themeluar në Durrës, në vitin 2017. Ka zgjeruar veprimtarinë e saj në të gjithë vendin duke u rritur shumë shpejt gjatë viteve të fundit në përgjigje të kërkesës së Industrisë Shqiptare të Ndërtimit.
Vëmendja e kompanisë është e fokusuar edhe në Menaxhimin e Resurseve Njerëzore, Kualifikimin e Stafit dhe Sigurinë në kantier.
Gjatë këtyre viteve të aktivitetit të saj, në fushën e Infrastrukturës së Transportit, punëve Civile dhe Industriale, kompania ka punuar kryesisht në zbatimin e projekteve të financuara nga Institucionet Financiare Private.
Cilësia e padiskutuar e projekteve që ne ndërmarrim, prezanton për tregun shqiptar standarte të reja të një niveli të lartë.
Ne udhëhiqemi nga parimi i integritetit në mënyrën e të punuarit cilësisht, në afate kohore të parashikuara dhe konform rregullave dhe legjislacionit në fuqi.
Kujdesemi që të aplikojmë dhe respektojmë procedurat teknike mbi Shëndetin, Sigurinë dhe Mjedisin.